Para nisjes së protestës, policia vendos gardh metalik te ura e Lanës! Ndalohen qytetarët të shkojnë drejt Kryeministrisë

Jun 3, 2026 | 18:05

Pak para nisjes së protestës së qytetarëve për të katërtën ditë radhazi kundër ndërtimeve në Zvërnec, policia ka vendosur gardh metalik te Ura e Lanës, aty ku kalohet nga kryqëzimi i Hotel Dajtit për tek Piramida dhe Kryeministria.

lana

Qëllimi është të ndalohet tubimi i protestuesve drejt kryeministrisë, meqë për pak nis dhe ndeshja në Air Albania mes shqipërisë dhe Izraelit, në kuadër të një miqësoreje.

© Panorama.al

Te lidhura