Mbyllet orari zyrtar i votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

Nov 9, 2025 | 18:03

Mbyllet orari zyrtar i votimit të zgjedhjeve lokale në pesë bashki të vendit. Qendrat e votimit në Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë u hapën në ora 07:00 të mëngjesit të sotëm.

votime

KQZ vendosi që votimet të mbylleshin në ora 18:00 dhe jo në 19:00 siç është traditë në zgjedhjet, për shkak të stinës në të cilën ndodhemi.

Deri pak momente më parë, të dhënat e KQZ-së flasin për një pjesëmarrje mjaft të ulët në votime, rreth 17.9%.

© Panorama.al

Te lidhura