Plagoset me thikë pronari i një biznesi në Kavajë, ndalohet autori! Zbardhet dinamika e ngjarjes

Dec 25, 2025 | 10:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme, 25 dhjetor, në lagjen nr. 2 të Kavajës.

vrasje thike policia

Burime bëjnë me dije se shtetasi Artur Ligeja, pronar i një supermarketi, agjencie udhëtimesh dhe disa bizneseve të tjera, është plagosur me thikë.

Mësohet se autori i ngjarjes Eri Velecia, i ka kërkuar atij para, por pas refuzimit, ai ka nxjerrë një thikë, duke terrorizuar të pranishmit në supermarket, dhe ka goditur pronarin.

Për të shmangur goditjen, Ligea është mbrojtur me duar, duke pësuar lëndime, ndërsa edhe edhe vetë Eri Velecia është plagosur.

Burime policore bëjnë me dije se Eri Velecia njihet si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa autoritetet po kryejnë hetimet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e incidentit.

© Panorama.al

Te lidhura