Mazhoranca socialiste ka zgjedhur sot Endrit Shabanin në detyrën e Avokatit të Popullit, duke pasuar Erinda Ballancën.
Kandidatura e tij u miratua me 85 vota pro, 0 abstenime dhe 3 vota kundër.
Procesi i votimit u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila braktisi sallën përpara nisjes së procedurës, duke kundërshtuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatit.
Në Kuvend u shfaq edhe kryeministri Edi Rama, i cili nuk kishte qenë i pranishëm gjatë seancës së sotme, por u fut në sallë pak para nisjes së votimit për Avokatin e Popullit.
Si u ndan votat për 6 kandidatët:
Tartar Bazaj: 1 pro, 79 abstenim, 7 kundër
Aranita Brahaj: 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci: 1 pro, 72 abstenim, 14 kunder
Adriana Kalaja: 0 pro, 69 kundër, 17 abnestim
Beism Ndregjoni: 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër
Endri Shabani: 85 pro, 0 abstenim, 3 kundër
Kujtojmë se Partia Demokratike tërhoqi firmat për 6 kandidatët me pretendimin se PS kërkon të marrë Avokatin e Popullit duke vendosur Endri Shabanin në krye të saj.
Opozita kërkoi që projektvendimi të mos votohej në Kuvend, me argumentin se ata kanë pasur vetëm firma për mbështetje ndaj disa kandidatëve dhe jo një propozim konkret.
Por kërkesa u rrëzua me 77 vota të socialistëve në Parlament.
“30 vota pro heqjes nga rendi i ditës, 77 vota kundër, 1 abstenim. Pra me 77 vota kundër mbetet në rendin e ditës projektvendimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi.
© Panorama.al












