Me vendim të Këshillit të Ministrave sot (21 shkurt) është liruar nga detyra zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Albana Tole u emërua zv.ministre e Arsimit dhe Sportit në nëntor të vitit 2021.
Deri tani nuk dihen ende se kush do ta zërë vendin e Toles, për të qenë numri dy i ministrise se Arsimit.
Kujtojmë se në shtator të 2023, grupi i Rithemelimit e kishte denoncuar publikisht, duke deklaruar se kompania e saj ka përfituar një tender nga Ministria e Mjedisit, ku kishte marrë 64 milionë lekë për kaçavida dhe gozhda.