Kryeministri Edi Rama mbledh sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe.

Burime për News 24 bëjnë me dije se takimi me drejtuesit politikë të qarqeve do të mbahet në selinë e Partisë Socialiste.
Nuk dihet ende se cili do të jetë fokusi i mbledhjes me drejtuesit socialistë të qarqeve.
Sakaq mendohet se temë diskutimi do të jenë zgjedhjet e 11 majit.
© Panorama.al











