Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se më 22 dhjetor opozita do të mbajnë protestë kombëtare.
Pas ‘Foltoreve’ të përjavshme, Berisha tha se në këtë protestë do të kërkohet ngritja e një qeverie teknike. Kreu i demokratëve tha se “Ata që që vijnë janë të bekuar, të tjerë mund të mos vijnë po në nuk do të bëhemi pengesë”.
“Marta Kos deklaroi këtu se zgjedhjet ishin të lira. Problemi është se ajo ishte nuk ka spontanitet aty. ata janë deklarata të paguara. Janë të paguara. Por, të gjitha këto çfarë kërkojnë nga ne.
Kërkojnë që të mos filozofojmë por të përqendrojmë të gjithë forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi sepse përndryshe zgjedhjet e tjera do t’i ketë 63% minimumi.
Duhet të fillojmë protestat, të organizojmë protesta dhe t’i fillojmë së më parë. por me datën 22 dhjetor do të thërrasim protestë kombëtare. Ata që vijnë janë të bekuar, të tjerë mund të mos vijnë po në nuk do të bëhemi pengesë por nxitës të protestave që të krijohet qeveria teknike.” tha Berisha.
Më tej, Berisha tha se do të thërrasë edhe Këshillin Kombëtar për të analizuar situatën.
“Thirrjen e Këshillit kombëtar të PD për këtë analiza të situatës që jemi dhe për të përcaktuar me këshillin kombëtar dhe marrë vendime të tjera përveç këtyre, mbi qëndrimin e PD në të gjithë resurset e saj në drejtim të një beteje përfundimtare për zgjedhje të lira e të ndershme, rrëzimin e qeverisë. Pra alternativa do të shkojmë drejt një farse. Do të bëhemi stoli në farsë? Jo. Kemi dokumentin, ligjin ndërkombëtar që tregon se ishte farsë. “, shtoi Berisha.
© Panorama.al











