Zgjedhjet, Lajçak: Politika të tregojë përgjegjësi

Mar 22, 2011 | 15:16

TIRANE- Duke vleresuar shume te rendesishme per vendin, zgjedhjet e 8 majit, i derguari i BE-se, Miroslav Lajcak ka apeluar per proces te drejte, transparent per realizimin e te cilave eshte pergjegjese qeveria, nderkohe qe ka ftuar te gjithe faktorin politik te mbaje e tregoje pergjegjesi.  Ne fund te turit te tij te takimeve ne Tirane, Lajcak i ka dhene mesazhet permes nje konference per shtyp.

“Këto janë zgjedhjet tuaja, qeveria juaj, ky është vendi juaj, këto janë partitë tuaja politke dhe është në interes të të gjithëve që zgjedhjet të bëhen të lira. Jemi këtu për të monitoruar procesin nëpërmjet ODIHR. Dhe për tju ofruar cdo lloj ndihme që do ju konsiderohet e nevojshme. Është përgjegjësia juaj të organizoni zgjedhjet të lira, nuk është përgjegjësi e ndërkombëtare…”- ka deklaruar Lajcak, duke shtuar se per nderkombetaret eshte i rendesishem fakti qe zgjedhjet te jene transparente dhe me standarde ndërkombëtare, per te cilat duhet pjesemarrja e gjithe faktoreve politike.

Sipas Lajcak, Shqiperia duhet t’i rikthehet procesit të integrimit europian “Drejtuesit politik duhet të marrin përgjegjësitë për të siguruar progresin në Shqipëri. Vetëm reformat konkrete dhe që mbështeten gjerësisht mund të përshpejtojnë dhe të sigurojnë demokracinë, të përmirësojnë shtetin e së drejtës dhe të cojnë Shqipërinë më afër BE-së.”- tha ai.

Mes te tjerash, Lajcak apeloi per zbatim korrekt te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it, kerkoi përmirësim te rregullores së parlamentit, mbi bazën e praktikave më të mira parlamentare;  sigurim te një procesi të ndershëm e të shpejtë të zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe fillimin e një reforme të gjerë zgjedhore duke përfshirë ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe zbatimet e rekomandimet e ODIHR.

© Panorama.al

Te lidhura