TIRANE- I derguari i BE-se, Miroslav Lajcak ka dhene mesazhin e pare per pergatitje dhe realizim me sukses te zgjedhjeve vendore te lira e demokratike ne takimin e pare te dites ne Tirane, ate me kreun e shtetit Bamir Topi. Lajcak dhe presidenti Topi ne takimin mes tyre u fokusuan në situatën politike të krijuar së fundmi në vendin tonë duke nënvizuar nevojën dhe rëndësinë e gjetjes sa më të shpejtë të dialogut konstruktiv institucional mes forcave politike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të pushtetit vendor në mënyrë që ato të jenë sa më demokratike, të drejta, korrekte, sipas standardeve dhe që rezultatet të pranohen nga të gjitha palët.
“Respektimi i institucioneve të shtetit, i zgjedhjeve dhe pranimi i rezultateve është shprehje e demokracisë dhe e ekuilibrit, me një rëndësi të jashtëzakonshme për demokracinë aktuale dhe të ardhmen europiane të vendit dhe mbarë popullit shqiptar”- ka thene Lajcak.
Presidenti ne fjalen e tij, theksoi rëndësinë e madhe të zgjedhjeve jo vetëm për të ripërtërirë përfaqësuesit e organeve drejtuese të pushtetit vendor, por dhe për të treguar aftësinë dhe pjekurinë e partive politike dhe të votuesve shqiptarë në realizimin e zgjedhjeve të drejta dhe në përputhje me standardet e duhura demokratike.
Ai përsëriti qëndrimin e tij të palëkundur për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore, të dekretuara për t’u mbajtur më 8 maj 2011, sipas të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore.
Lajçak vlerësoi gjithashtu rolin dhe veprimtarinë konstante të Presidentit Topi, sidomos mesazhet dhe apelet e tij të përsëritura, të cilat janë në sintoni të plotë edhe me apelet e Bashkimit Evropian dhe të partnerëve ndërkombëtare për ta vendosur të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe popullit shqiptar mbi interesat partiake dhe individuale, cilatdo qofshin ato.
Takimet
I derguari i BE-se, Miroslav Lajcak e ka nisur serine e takimeve ne Tirane me nje takimin me presidentin e vendit, Bamir Topi. Takimi ka nisur rreth ores 08.45 ne ambientet e Presidences dhe ka zgjatur plot nje ore. Ne oren 09.45, Lajçak dhe delegacioni qe e shoqeron ka lene Presidencen dhe eshte drejtuar ne godinen qeveritare. Sipas axhendes se dites, Lajçak do të vijojë takimet me kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozitës, Edi Rama.
Nje tjeter takim i pritshem eshte ai mes ndermjetesuesit te BE-se dhe kreut te KQZ-se, Arben Ristani, qe padyshim ka te beje me situaten parazgjedhore dhe pergatitjen infrastrukturore per mbarevajtjen e procesit, vleresuar si shume i rendesishem nga faktori nderkombetar.
Mbyllja e turit te takimit te Drejtorit në Shërbimin Evropian të Veprimit me Jashtë për Rusinë, Fqinjësinë me Lindjen dhe Ballkanin Perëndimor do të bëhet me nje deklaratë për shtypin në Qendrën e Informimit të BE-së, në orën 12:30.
Kjo eshte hera e trete qe Lajcak ndalet ne Tirane, qe pas kulmimit te krizes politike dhe tensionit te skajshem te marredhenieve politike qe pas demonstrates se 21 janarit, Mesazhi i dhene nga ai ka qene i qarte; dialog konstruktiv, tejkalim te mosmarreveshjeve, respktim te institucioneve, hetim te paanshem per 21 janarin dhe zgjedhje te ndershme.
© Panorama.al











