Lady Gaga, Usher, U2 do të nderojnë Bill Klintonin

Sep 13, 2011 | 21:55

Një koncert madhështor do të mbahet më 15 shtator 2011 për të nderuar punë dhe impaktin që ka patur ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton dhe fondacioni i tij “Clinton Foundation”.

Nën moton, “Një dekadë ndryshim” koncerti do të promovojë punën 10-vjeçare të bërë nga “William J. Clinton Foundation”. Koncerti do të shoqërohet nga performanca live të Lady Gaga, Usher, një performancë akustike nga U2, etj.

Koncerti do të mbahet në amfiteatrin ikonë të Hollivudit në Los Angelos. Shfaqja do të transmetohet live edhe në internet nëpërmjet Yahoo(http://clintonconcert.yahoo.com)

© Panorama.al

Te lidhura