Edi Reja do jetë trajneri i Lacios edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Trajneri italian ka firmosur në fakt rinovimin e kontratës deri në qershor të viti 2012, me një opsion për ta shtyrë edhe një vit tjetër. Ka menduar presidenti i bardhekaltërve, Klaudio Lotito, për të zyrtarizuar firmën, që përfshin edhe konfirmimin e stafit teknik. “Po, rinovimi i kontratës së Rejës është zyrtar, – pati shpjeguar Lotito për Agjencinë italiane të lajmeve. Ka firmosur vetëm për një vit tjetër, sepse ai punon në këtë mënyrë”.











