Pasditen e djeshme, presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, së bashku me trajnerin Edi Reja, janë ftuar nga drejtori sportiv, Igli Tare, në një takim që lidhet me merkaton e ardhshme të bardhekaltërve. Ideja e fundit e drejtuesit shqiptar është nxjerrja në shitje e sulmuesit argjentinas Mauro Zarate, me të cilin Lacio mund të arkëtojë një shumë të rëndësishme deri në 20 milionë euro dhe që mund të shpenzohen për blerjen e një bomberi me peshë sezonin e ardhshëm. Emrat pak a shumë janë të njohur nga të gjithë, Amauri, Maksi Lopez dhe Alberto Xhilardino.











