Trajneri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, ka përsëritur se momentalisht nuk është kandidat për pankinën e Dinamos së Zagrebit. “Po mendoj vetëm për përgatitjet e Shqipërisë në ndeshjen me Bosnjën. Tani nuk kam ambicie për të marrë drejtimin e Dinamos. Në fakt, kam respekt dhe përgjegjësi ndaj njerëzve në federatën e Shqipërisë, të cilët janë tepër korrektë me mua. Nuk kam të drejtë t’i braktis”, ka thënë Kuzhe. “A do të bisedoja me presidentin Mamiç? Pse jo. Do të ishte një bisedë miqësore, e jo për angazhimin tim në Dinamo. Do të doja të thosha se dëshira ime është që tifozët “Bad Blue Boys” të kthehen në stadium dhe të ndihmojnë ekipin, pasi ata janë fuqi e madhe e skuadrës”, ka përfunduar Kuzhe.











