Kuvend, Gjykata Administrative, jo në rend dite

Sep 13, 2011 | 10:40

TIRANE- Hiqet votimi i ligjit per Gjykaten Administrative nga rendi i dites, planifikuar per seancen e sotme.

Ne rendin e dites se punimeve mes nje sere projektligjesh ishte edhe ai “Për gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative dhe Organizimin e Drejtësisë Administrative”, qe kerkon shumice te cilesuar, pra 84 vota. Por, per heqjen e ketij projektligji nga rendi i dites mesohet se eshte rene dakord ne Konferencen e Kryetareve.

Vote qe opozita e pranishme ne Kuvend nuk do ta jape. Vendimi eshte marre dje ne mbledhjen e grupit parlamentar te PS-se, i cili ra dakord qe do te votohet vetem pasi te jete pranuar nga maxhoranca dhe kryetarja e kuvendit propozimet per nje reforme parlamentare.

Nje dite me pare, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi se në konferencën e kryetarëve është miratuar me konsensus edhe kalendari tre javor i cili përfshin disa nga ligjet që kërkojnë një numër të cilësuar votash, pra, kërkojnë edhe votën e opozitës.

Por, po dje, kreu i PS-se deklaroi se nuk do te kete vote nga ana e opozites sa per ti hedhur hi syve Brukselit, duke shtuar se PS-ja “nuk do te votoje projektligje te paharmonizuara me nje vizion solid te ndertimit e funksionit te shtetit dhe nuk do te ngrihet kartoni jeshil per t’i hedhur hi syve Brukselit me arna te quajtuara rendon reforma integruese”.

© Panorama.al

Te lidhura