Miratohet Kodi Ajror, nesër pr/ligji për energjinë

Nov 24, 2011 | 17:00

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me shumice votash Kodin Ajror, por ka shtyre per neser projektligjet per Energjine qe u shoqeruan me debate te ashpra mes deputeteve te shumices dhe opozites ne seancen e sotme.

Projektligji per disa ndryshime në Kodin Ajror të Republikës së Shqipërisë u miratua me 119 vota pro, ne kuader te marreveshjes paraprake mes dy forcave kryesore. Por nuk eshte gjetur dakordesia per dy projektligjet per energjine.

Per diten e neserme u lane projektligjet “Për sektorin e energjisë elektrike”; “Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike”. Projektligji për disa ndryshime në “Për sektorin e Energjisë Elektrike, të ndryshuar”. Për këtë, opozita ka kërkuar që në lidhje me ndryshimet në ligj të dëgjohen edhe grupet e interesit por kjo kërkesë është hedhur poshtë mga maxhoranca.

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço u shpreh sot në Kuvend, se p/ligjin “Për disa ndryshime në ligjin për Energjinë”,  shkon në favor të konsumatorit, pasi nuk do të ketë më rritje të çmimit dhe ndërprerje të energjisë.

Naço shpjegoi ndryshimet kryesore ligjore, të cilat liberalizojnë tregun e energjisë në vend me futjen e operatorëve të tjerë privat, ç’ka sjell uljen e kostos dhe sidomos, çmimi i energjisë nuk do të ketë më rritje artificiale.

“Me këtë ligj ne i heqim barrën CEZ-it prej rreth 40 milionë euro në vit ndaj KESH-it, heqim faturat afrofe, do të hiqet Policia Elektrike, heq mundësinë e borxheve të këqija nga ndërmarrjet e mëdha. Me këtë ligj eleminohet monopoli i shpërndarjes së energjisë elektrike, futen të tjerë operatorë”, tha ai.

Sipas deputetit te PS-se, Arben Ahmetaj dhe Andis Harasani ligji eshte i vonuar. “Vonimi i ligjit ka rënduar xhepat e qytetarëve, ka 7 vite që ky ligj nuk është në parlament”, tha Ahmetaj.

© Panorama.al

Te lidhura