TIRANE- Kuvendi i Shqiperise ka mbajtur sot nje seance perkujtimore per 15 vjetorin e ndarjes nga jeta te misionares se madhe, Nene Tereza.
Ne nje seance te vecante, ne prani te deputeteve, kryeministrit, perfaqesuesve te fese, mjeke e te tjere te ftuar, eshte kujtuar me nderim murgesha e vogel me zemer te madhe, Nene Tereza.
Kryetarja e Kuvendit ne nje fjale te posacme ka kujtuar veprimtarine e madhe te misionares shqiptare.
“Murgeshën e vogël, nobelisten e madhe, Ati i Shenjtë vendosi ta shpallë të lumnume. Pati 122 mirënjohje ndërkombëtare për Nënë Terezën. Ajo u bë nëna e gjithë botës.” – tha Topalli.
Simbol te fuqishem te moralit dhe përkushtimit njerëzor, e ka quajtur kreu i qeverise, Sali Berisha, Nene Terezen, duke cmuar lart punen e madhe te bere prej saj. “Kombi në këtë 100-vjetor pa Nënë Terezën do të ishte jetim. Ajo kurdoherë ishte krenare për kombin e saj” tha Berisha.
© Panorama.al











