Kuvendi miraton formulën e privatizimit të ‘Albpetrol’

Dec 15, 2011 | 16:33

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 72 vota pro dhe 62 kundër  projektligjin “Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë ‘Albpetrol’ sh.a. Patos”. Projektligji është shoqeruar me debate mes shumices dhe opozites, e cila kundershtoi kete forme privatizimi.

Pavarësisht se ministri i Energjitikes, Nasip Naço kërkoi voten e deputeteve, edhe te opozites per miratimin e projektligjit per privatizimin e Albpetrol, opozita nuk e dha pëlqimin e saj.

Ministri ka analizuar situaten aktuale te kompanise dhe ka kerkuar votën pro në favor te privatizimit 100% te tij.

Naço theksoi se pr/ligji nuk nxjerr njerez ne rruge, pasi ai u siguron punetoreve pagën e një viti dhe vjetërsinë e punës.
“Fondet që do të përfitohen nga privatizimi do të përdoren për rrugë, investime, tunele. Nga shitja e menjëhershme nuk do përfitohen vetëm këto fonde, por do vazhdohen të merren të ardhurave nga tatim-fitimet”- tha ministri.

Por, opozita e ka cilesuar korruptuese nje privatizim te tille dhe ne mungese te plote te transparences.

“Cili do te jete fati i marreveshjeve hidrokarbureve, pas privatizimit te Albpetrol, qe eshte ne marreveshje me hidrokarburet”- tha deputeti i PS-se, Erjon Braçe, duke kerkuar pergjigje nga ministri i METE-s.

Deputetja Mimi Kodheli, duke kritikuar formulen qe parashikon ligji, ka nenvizuar se aty nuk ka asnje mbrojtje per qindra punetore qe pas privatizimit do te nxirren ne rruge. “Ne nuk jemi kunder privatizimit, dikunder thoni ju, ne jemi kunder menyres se paraqitur, pasi mbrojme interesin e shqiptareve”- ka thene Kodheli.

© Panorama.al

Te lidhura