Pas marrjes së votës në Parlament, Bujar Leskaj u bëtua sot përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Leskaj u votua në seancën e javës së kaluar për postin e kreut të Kontrollit të Lartë të Shteti, i propozuar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Kandidatura e Leskajt mori 70 vota pro dhe 61 kundër. Opozita votoi kundër kandidaturës, pas një vendimi politik, i cili çoi edhe në përjashtimin e deputetit Kastriot Islami nga Grupi Parlamentar i PS-së, pasi nuk mori pjesë në këtë votim.
Menjeherë pas betimit te Leskaj, i sapovotuari per ne postin e Avokatit te Popullit, i perzgjedhur nga PS, Igli Totozani beri betimin perpara Kuvendit te Shqipërisë.











