TIRANE- Me kërkesë të kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, Kuvendi i ka nisur punimet me 1 minutë heshtje në nderim të figurës së ish deputetit, Sabri Godo.
Mediu i kërkoi kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli që parlamenti të mbante një minutë heshtje në respekt të figurës së ish deputetit, për dy legjislatura, Sabri Godo.
Plaku i urtë, siç e kemi quajtur të gjithë , tha Mediu, “ka qenë për dy herë rresht pjesë e Kuvendit dhe bashkëautor i Kushtetutës”
Nje dite me pare, shkrimtari dhe politikani Sabri Godo u percoll per ne banesen e fundit me nderime te medha.
© Panorama.al











