Avokati Genc Gjokutaj ishte mbrëmjen e sotme në Studio24, teksa foli mbi çështjen Balluku, të cilën qeveria e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese për të anuluar pezullimin nga detyra të vendosur nga GJKKO.
Gjokutaj thekson se Kushtetuesja do e refuzojë kërkesën e qeverisë dhe do mbajë Ballukun të pezulluar sipas vendimit të GJKKO-së.
Sipas tij, kryeministri ka hapur një front të panevojshëm në GJK, duke krijuar një precedent të rrezikshëm, pasi po bën viktimën sikur GJKKO dhe SPAK po i ndërhyjnë në punët e ekzekutivit.
Ndërkohë, që këto institucione janë krijuar për të hetuar pikërisht korrupsionin në nivelin e lartë.
Genc Gjokutaj: Këtu kemi subkoshiencën e kryeministrit që thotë nuk ka substancë ligjore. Mendoj se ligji është krejt i qartë, këtë çështje e ka krijuar, këtë furtunë, kryeministri duke dashur të bëjë viktimën. Këto masa janë për paradhomën e tij. Po të shikoni VKM që edhe SPAK nuk i ka rënë në kokë që është korrupsion por thotë shkelje barazie tenderash. Atë VKM e ka firmosur Rama, Balluku ka qenë ministrja e infrastrukturës.
Dhe ai kësaj radhe si asnjëherë ka marrë rolin e avokatit. Në kundërshtim me linjën retorik. Sot nuk firmos VKM. E kthen GJK në një poligon politik për interesat e tij. Nuk kishim pse të hynim në këtë kazuistikë. Që të diskutojmë kanë kompetencë prokurori apo gjykatësi. Është gabim inteligjent që po bën kryeministri. Duhet ti kërkonte dorëheqjen. Nuk jep dorëheqjen atëherë ti shkarkoje. Ç’është kjo që futi GJK. Gjithë ky profil i lartë politik duhet bërë kujdes se kthehen precedent.
Ngrihet Edi Rama dhe kemi një javë që na torrolis dhe bën viktimën që atij po i rrezikohet pushteti nga një pushtet tjetër. GJKKO dhe SPAK nuk hetojnë rojet e parkingut, por zyrtarët e lartë. Nuk vete ministri me dy akuza, të promovojë drejtorë të rinj. Kjo që po bën ky, do të krijojë precedent, të thotë ju tani vazhdoni se nuk vjen prokurori të merret me ju. Çështja e imunitetit, sot në Shqipëri termi në imunitet nuk ekziston më. Kanë arrestuar x deputet, është marrë leje për arrestin, jo për të filluar çështjen apo jo. Leja për kufizimin e lirisë është çështje tjetër. Kjo histori që bën Rama me gjyqësorin por një goditje me një pasojë të pallogaritshme, ky bëhet mburojë.
Kushtetuesja nuk do e pranojë. E kanë kaluar në mbledhje gjyqtarësh. Do rrëzohet ajo kërkesë. Detyrimi që ke si kryeministër, edhe zv.kryeministrja përveçse do flasësh në sallë gjyqi, pse nuk i hyn kësaj pune. Të paktën zonja të bëjë mbrojtje në publik, që çështja në emrin tim është një luftë politike. Duhet të përballen me procesin. Të kthesh Ballukun sot në zyrë me dy akuza pa sqaruar, ose siç bën retorikë ktheni Erion Veliajn në detyrë, ai sot e ndjen rrezikun. Sot po bën maksimumin. Ai mendon se është i fortë dhe mund të bëjë ligjin gjithandej.
© Panorama.al












