Kushte atmosferike të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat

Nov 2, 2025 | 7:01

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

moti

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare, pas orëve të pasdites shtim të vranësirave.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Screenshot_1 Screenshot_2

© Panorama.al

Te lidhura