Kush janë surprizat e hapjes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit? Ja si përgjigjet Sali Berisha

Apr 10, 2025 | 12:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët u pyet në lidhje më fushatën elektorale që do të startojë nesër në orën 19:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Ai nuk dha detaje për mënyrën e organizimit të kësaj fushatë, duke u shprehur se nëse i zbulon, ato nuk quhen surpriza, por bëri një koment:

“Fushata surprizë, por nëqoftëse thuhen surprizat sot, atëherë, ato janë jo. Problemi është se, çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt tjetër dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë qindra e mijëra herë, vrapojnë ti shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj dhe të gjitha surprizat janë nesër, tha kreu i PD-së.

© Panorama.al

Te lidhura