ITALI- Dhjetëra shqiptarë në Itali janë shprehur në mbështetje të Aleancës Kuq e Zi, duke kundërshtuar regjistrimin e popullisë mbi baza etnike e fetare.
Përfaqësuesit e aleancës, ashtu si kishin njoftuar më parë, pas xhiros së bërë nëpër qytetet e vendit, në mbledhje të firmave për peticioni që kundërshton këtë lloj regjistrimi kanë krijuar një degë tjetër të saj për shqiptarët të cilët jetojnë në emigrim.
Stacioni më i fundit ka qenë Parma e Italisë, ku 2 mijë emigrantë shqiptarë kanë firmosur peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnije dhe feje.
Sipas të dhënave nga vetë përfaqësuesit e Aleancës, emigrantët shqiptarë kanë dhënë mbështetjen e tyre në këtë nismë patriotike, duke uu deklaruar prerë se “kombësia nuk shitet”.
© Panorama.al











