Kuq e Zi: Pallati i Kulturës po kthehet në kishë

May 7, 2011 | 13:32

PERMET- Aleanca Kuq e Zi përmes një deklarate për mediat ka denoncuar sot  punimet që kryhen në brendi të Pallatit të Kulturës “Naim Frashëri” në Përmet, të cilat sipas saj kanë qëllim rrënimin e tij me synim ngritjen e një kishe.

“Ka ditë që po gërmohet nga brenda godinës për ta rrëzuar atë, punime të cilat kryhen nën kujdesin e priftit të kishës ortodokse shqiptare në Përmet. Gërmimi po bëhet pa leje dhe organet e pushtetit vendor nuk reagojnë ose janë bërë pjesë e këtij skandali. Po veprohet njëlloi si me vorrezat e Kosinës”- thuhet në deklaratë.

Aleanca akuzon kreun e kishes Ortodokse per kete dhe pranon se ka të dhëna se gërmimi po bëhet për ta shëmbur godinën, ndonëse ka dhe të tjerë që pohojnë se brenda Pallatit të Kulturës do të ndërtohet një kishë e vogël, duke e bërë fakt tjetërsimin e këtij institucioni kulturor.

Aleanca denoncon një veprim të tillë dhe kërkon ndërhyrjen e autoriteteve që të mos lejohet shkatërrimi i pallatit përuruar më 28 nëntor 1962, Ditën e Madhe të Flamurit, me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

© Panorama.al

Te lidhura