‘Kuq e Zi’, flamuj në familjet e Dëshmorëve

May 5, 2011 | 9:52

TIRANE- Ne diten e deshmoreve, Aleanca Kuq e Zi do te dhuroje flamurin shqiptar per cdo familje dëshmori, ne shenje nderimi e respekti ndaj vepres se tyre te paharruar.

Diten e sotme, Aleanca do ta nise me nje vizite ne familjen e herorit te popullit Musa Fratari. Pikerisht ketu do te nise edhe maratonen e firmosjes prej dhjetra familjeve te deshmoreve te peticionit kunder regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare.

“Dëshmorët dhanë jetën për flamurin kuqezi. Ideali i dëshmorëve ishte kombi dhe jo partitë”, thanë përfaqësuesit e Aleancës.

 

© Panorama.al

Te lidhura