Kupa: Skënderbeu mundet nga Luftëtari në Gjirokastër

Nov 24, 2011 | 8:48

Luftëtari i Gjirokastrës shkaktoi dje surprizën e ditës në ndeshjet e treta në grupe të Kupës së Shqipërisë, duke munduar thellësisht kampionët në fuqi, Skënderbeun. Skuadra e Kategorisë së Parë dominoi takimin dhe fitoi, por duhet thënë se korçarët luajtën me shumë lojtarët të rinj, duke lënë titullarët pushim, në prag të ndeshjes së kësaj jave në Shkodër ndaj Vllaznisë. Sakaq, Tirana hipotekon kualifikimin, kjo falë fitores së pastër 3-0 në kryeqytet ndaj Apolonisë. Spikasin gjithashtu sukseset e Flamurtarit dhe Vllaznisë, që fitojnë në fushat kundërshtare, përkatësisht në Pogradec (1-2) dhe Tiranë, ndaj Dinamos (0-3). Në ndeshjet e tjera, Bylisi fiton lehtësisht ndaj inferiorëve të Elbasanit me rezultatin 4-1, Kastrioti mposht 2-0 Besën e Kavajës, ndërsa takimet Shkumbini-Laçi dhe Teuta-Kamza mbyllen me rezultatet 1-1. Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, në këtë edicion, Kupa nuk mjaftohet vetëm me përballjet me eliminim direkt, por i është shtuar edhe një format grupi. Dy skuadrat e para kualifikohen për në çerekfinale. Pas tre ndeshjeve të para, renditja në grupe është si më poshtë.

Grupi A
Tirana-Apolonia    3-0
Shënues: Ferraj 23′, Heple 38′, Ndoni 83′ (aut)
Shkumbini-Laçi    1-1
Shënues: Magani 15’/ Vucaj 45′
Renditja: Tirana, 9 pikë, Laçi 4 pikë, Apolonia 3 pikë dhe Shkumbini 1 pikë.

Grpui B
Teuta-Kamza        1-1
Shënues: Stafa 72’/ Karapici 4′
Pogradeci-Flamurtari    1-2
Shënues: Çela 58’/ Hysa 45′, 84′
Renditja: Flamurtari 6 pikë, Pogradeci 4 pikë, Kamza 4 pikë dhe Teuta 2 pikë.

Grupi C
Luftëtari-Skënderbeu      4-1
Shënues: Lluka 28′, 50′ Braho 81′ (p), Shehaj 88’/ Riberio 71′
Kastrioti-Besa         2-0
Shënues: Turdiu 57′, Inkango 90′
Renditja: Luftëtari 6 pikë, Skënderbeu 6 pikë, Kastrioti 6 pikë dhe Besa 0 pikë.

Grupi D
Bylis-Elbasani        4-1
Shënues: Dimo 35′, 51′ (p), Uashington 72′, Shoshi 88’/ Halilaj 64′
Dinamo-Vllaznia    0-3
Shënues: Gjini 53′, Shaba 69′, Markolaj 77′
Renditja: Vllaznia 7 pikë, Bylis 7, Elbasani 3 pikë, Dinamo 0 pikë.

Tirana/ Lojtarit i erren sytë
Të riut Ardit Peposhi i janë errur sytë në fushë duke ndjerë vështirësi me shikimin. Madje ai kërkoi zëvendësim nga trajneri Hulian Rubio sepse nuk po shihte asgjë në fushën e lojës. E gjitha kjo ndodhi në minutën e 53-të dhe vetëm dy minuta më vonë ai la fushën. Lojtari, pasi u qetësua dhe u kontrollua nga mjekët e pranishëm, rezultoi se thjesht i ishin marrë mendtë.

© Panorama.al

Te lidhura