Përfaqësuesit e minoritetit refuzojne te behen pjese e censusit, pasi sipas tyre ai tkurr komunitetin minoritar ne vend. Deklarata eshte bere sot ne emer te PBDNJ nga Vasil Bollano, i cili e quajti regjistrimin e popullsisë dhe banesave, regjistrim statistikor që ka për qellim tkurrjen artificiale të minoriteteve.
Sipas tij, ky regjistrim nuk ka për qëllim evidentimin real të pjesëtarëve të minoriteteve por përkundrazi tkurrjen e tyre statistikore artificiale dhe përligjien në këtë mënyrë të politikave të regjistrimit komunist në lidhje me to.
“Ne deklarojmë se nuk e njohim atë proces dhe as produktin e tij. Ne përfaqësuesit e minoriteteve etnike dhe etno-kulturore u drejtohemi anëtarëve tanë që të mos përfshihen në një census që nuk i shërben zgjidhjes së problemeve aktuale, por shtimit dhe konfliktimit të mëtejshëm të tyre”, tha Bollano, duke ftuar minorotetin te mos behet pjese e ketij regjistrimi.











