Shembje në minierën e Kalimashit, 2 të vdekur

Sep 13, 2011 | 18:13

KUKES- Shembja e një prej galerive të minierës së Kalimashit, ka shkaktuar dy viktima dhe një të plagosur.

Nga të dhënat e policisë, konfirmohet se dy viktimat janë shtetasit, Xhezair Sulmata dhe Besim Halili, ndërsa identiteti i te plagosurit nuk është mësuar ende.

Tre personat ne momentin e shembjes se galerise kane qene duke nxjerre krom ne menyre private.

I pari që konfirmoi humbjen e dy personave ishte, kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kol Nikolla, i cili shtoi se, shembja ka ndodhur ne nje galeri te braktisur.

Policia e Kukësit është në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura