Kukës, gati investimi në rrugën e re të Krumës

May 30, 2011 | 12:59
Kukes

KUKES – Qeveria “hap qesen” për rrugën nacionale Kukës-Krumë. Dy lotet nga fshati Myç-Has deri në qytetin e Krumës, 25 km të gjata, janë shkrirë në një dhe këto ditë pritet të nisë puna për hapjen e trasesë dhe zgjerimin e rrugës. Është një fond prej 1.7 miliardë lekësh që do të mundësojë bërjen e rrugës me dy kalime dhe me gjithë elementët e sigurisë në të. Aktualisht është në përfundim loti i parë, nga varrezat e qytetit të Kukësit deri në fshatin Myç-Has, ndonëse afatet e dorëzimit të saj janë shkelur. Rruga aktuale është në një gjendje të mjeruar dhe tërësisht e amortizuar dhe në shumë raste me një kalim. Kjo rrugë, 30 km e gjatë, përshkohet në më shumë se një orë, mes shumë rreziqeve për drejtuesit e automjeteve. Rruga në fjalë është asfaltuar për herë të parë në vitin 1996 dhe që nga ajo kohë është amortizuar plotësisht. Përfundimi i rrugës do të mundësojë lidhjen më të shpejtë të qytetit të Krumës me Kukësin, si dhe me lidhjen e autostradës Durrës-Kukës. Në projektin e ri, rruga kalon sipër fshatit Myç-Has, duke devijuar segmentin më të vështirë, atë sipër liqenit, ku shpati thikë është 400 metra poshtë rrugës.                                        j.h

© Panorama.al

Te lidhura