Kukan uron Nishanin: Ishte shans për bashkim

Jun 12, 2012 | 18:01
Eduard Kukan

BRUKSEL- Kreu i delegacionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamenti Evropian, Eduard Kukan, duke komentuar zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, e ka cilësuar procesin si një mudësi për të gjitha forcat politike për dialog, por që sipas tij, ky proces u kthye në një mundësi të humbur. Kukan i ka uruar detyrën presidentit të zgjedhur, Bujar Nishani, ndërsa kërkon nga ai që të bëhet përfaqësues i unitetit të popullit.

“Zgjedhja e presidentit ishte një mundësi për të gjitha forcat politike në Shqipëri për të konfirmuar fjalët e tyre për dialog dhe bashkëpunim politik. Fatkeqësisht, ky proces ishte një mundësi e humbur. Kam frikë se pa rezultate të prekshme në përmirësimin e jetën politike, vendi gjithashtu mund të humb edhe mundësi shumë të rëndësishme”, thuhet në deklaratën e Kukan.

Sfidat me të cilat po përballet Shqipëria kërkojnë bashkëpunim politik për çështjet e brendshme dhe ato evropiane, vazhdon më tej Kukan, ndërsa shton se, Presidenti i ri duhet të ndërmarrë të gjitha hapat për ta bërë këtë pjesë të realitetit politik.

© Panorama.al

Te lidhura