Deklarata BE-Shqipëri, Kukan: Duam rezultate

Dec 9, 2011 | 13:06

TIRANE- Takimi i katert ndërparlamentar mes BE dhe Shqipërisë është mbyllur sot me miratimin e një deklarate të përbashkët. Bashkëpunim mes forcave politike, në një qëllim të përbashkët për integrimin e vendit në BE ka qenë theksi i gjithë takimit dhe i marrëveshjes së nënshkruar me konsensus të plotë mes palëve.

Kreu i delegacionit, Kukan ka theksuar gjate konferences pas takimit, se hapat pozitive jane shume te mirepritur nga BE, por ajo qe tashme kerkohet jane rezultatet konkrete, reforma elektorale, parlamentare, liria e medias, ligjet me shumice te cilesuar e gjithcka tjeter qe eshte e nevojshme per integrimin.

Ai ka kerkuar angazhim politik ne permbushjen e objektivave, duke apeluar qe Kodi elektoral te miratohet ne kohe e jo dy dite para zgjedhjeve.

“Ligji elektoral të miratohet në kohë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Gjithashtu për ligjet me 3/5 është i nevojshëm miratimi që të sjellë kontabilitet me legjislacionin evropian. E mirëpresim ndryshimin pozitiv, kërkojmë që ky të jetë i vazhdueshem në zhvillimet politike në vend”- tha ai.

Në mbyllje të takimit është diskutuar se takimi i radhës do të jetë pas gjashtë muajsh, në Bruksel. “Uroj që të realizohen gjithçka u vendos dhe ajo që ne bashkërisht kemi vendosur në Kuvend’- tha Fatos Beja në fund të takimit.

BE, Kukan: Kapni trenin tjetër, mos humbni kohë

“Shqipëria duhet të kapë trenin tjetër që shkon në BE, nuk duhet të humbasë më shumë kohë”. Kështu ka deklaruar në fjalën e tij, kreu i delegacionit të PE-së, Eduard Kukan, në takimin e katërt Shqipëri-BE, për Stabilizim Asociimin, që nisi paraditen e sotme.

Në fjalën e tij, Kukan ka shprehur kënaqësi për situatën aktuale të bashkëpunimit mes palëve politike në Shqipëri, duke inkurajuar që dialogu të vijojë dhe të plotësohen detyrimet e BE.

“Delegacioni është këtu për tu ndihmuar, kemi 6 anëtarë të PE duke përfaqësuar të gjitha grupet e rëndësishme”- tha ai.

Para tij, foli ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Etore Sekui, i cili  kërkoi zbatimin e axhendës së integrimin dhe përmbushjen e reformave. “Adresoni rekomandimet e BE dhe ne do përkrahim lëvizjet pozitive”- tha Sekui.

Boshtinaru

Fjale te gjate dhe kritike mbajti gjate takimit Viktor Boshtinaru (nënkryetar S-D Rumani). Sipas tij, Shqipëria ka humbur dy vjet kohe per integrimin ne BE dhe tashme renditet e fundit. “Kam një pyetje, nëse të gjithë e mirëpresin. Nëse jeni kaq mirë pse Shqipëria është kaq vonë, pse keni hubmur dy vjet?! Duket se Këshilli i BE, do ta shtyjë statsuin kandidat deri në mars për disa vende të Ballkanit, pasi kanë bërë më mirë se Shqipëria. Vendi juaj është ende duke pritur. Pra është një problem dramatik, pse kaq vonë?! Pyetja tjetër a do jetë i qëndrueshëm ky proces, jo vetëm me fjalë të mira por edhe duke zbatuar cdo gjë”- tha ai, para gjithe te pranishmeve.

Sipas tij, ajo qe Europa kërkon nga Shqipëria, është përmendur në progres raport, bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës.

Ai u ndal te lufta qe duhet bere ndaj korrupsionit, duke theksuar se per akuzat asnjë nga cështjet nuk eshte zgjidhur.

Fajon

Eurodeputetja Tania Fajon ka vene ne dukje se kërkesat e BE për integrim po bëhen gjithmonë e më shumë të rrepta dhe zgjerimi po bëhet gjithmonë e më shumë i ndërlikuar, ndaj Shqiperia duhet te ece me hapa te shpejte e te marre masat e nevojshme.

Sipas saj, shumë gjëra janë ne rrezik, si marrëveshja Shengen dhe mbështetja për regjimin e vizave në vendet e treta. “Situata është kritike që kërkon angazhm nga ana jonë, gjithashtu që vendet e Ballkanit Perendimor qe të mos pengohen të udhëtojnë në BE. Zgjerimi po bëhet i ndërlikuar. Kërkesat janë shumë të larta. Krimi dhe lufta kundër kurrupsionit, kemi vendos masa të reja. Në kapitullin 23 dhe 24 që përfshin gjyqësorin, qytetarët, lirinë e shprehjes do shihen me vëmendje”,- theksoi Fajon.

Fajon kerkoi garanci per lirine e medias, duke pohuar se mungesa e lirisë të mediave në vend është një nga cështjet kryesore që politka duhet të shikojë.

© Panorama.al

Te lidhura