Kukan, Haxhinastos: Përqendrohuni te integrimi

Dec 9, 2011 | 9:16

TIRANË- Kreu i delegacionit të PE-së, që prej ditës së djeshme ka zhvilluar takime në Tiranë, Eduard Kukan, duke vlerësuar hapin pozitiv në politikën shqiptare pas marrëveshjes mes maxhorancës dhe opozitës ka kërkuar që tashmë politika të përqendrohet te integrimi.

Mesazhi është dhënë mëngjesin e sotëm, gjatë një takimi që ai zhvilloi me ministrin e Jashtëm, njëherësh numrin dy të qeverisë, Edmond Haxhinasto.

Pas takimit, një një komunikim me mediat, Haxhinasto bëri me dije se së bashku u bisedua për situatën e re politike, ndërkohë që një temë e veçantë ka qenë edhe çështja e zgjerimit.

Nga ana e tij, Kukan ka inkurajuar palët të vazhdojnë dialogun, që do të sjellë kryerjen e reformave dhe më tej plotësimin e 12 kritereve të lëna nga ke si kusht për anëtarësimin në familjen evropiane.

 

© Panorama.al

Te lidhura