Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë për PS në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Rama tha në rubrikën Sy më Sy, live në Facebook, se PS është e vetmja zgjedhje që kanë shqiptarët për të çuar vendin drejt BE-së, ndërsa theksoi se ky proces nuk duhet të ketë asnjë ndërprerje.
Nuk mungoi as ironia për koalicionin e PD me 25 parti të quajtur “Shqipëria Madhështore”.
Lidhur me këtë Rama tha se “Imagjino të hyjmë ne në historira me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore, ne nuk na duhet kjo ne na duhet Shqipëria në bashkimin europian”.
Edi Rama: Po shkojmë drejt një unifikimi të Europës. Ky proces është proces ku kemi 1 mijë vetë që merren me negociata me gjithë sektorët dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur. Duhet të fokusohemi te ky proces, duhet të mos ketë ndërprerje asnjë ditë ky proces. Imagjino të hyjmë ne në historira me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore, ne nuk na duhet kjo ne na duhet Shqipëria në BASHKIMIN EUROPIAN.
© Panorama.al











