Një specie e re peshku është zbuluar së fundi. Ai është një peshk vdekjeprurës që ka si shënjestër vetëm meshkujt. I lë të vdesin dalëngadalë pasi u ka kafshuar testikujt. Peshku u identifikua në Papua, Guineja e Re, ku ankesat e banorëve për zbulimin e një bishe të panjohur më parë ishin shtuar. Peshku u zbulua nga një peshkatar britanik, i cili e ndoqi, identifikoi dhe e emërtoi atë “Pacu”. Në zonat e Guinesë banorët ia kishin vënë emrin “Prerësi i zileve” për shkak të “detyrës” që kryente. Peshku i çuditshëm ka disa vargje me dhëmbë të ngjashme me ato të njeriut. “Prerësi i zileve” nuk ngacmon asnjë pjesë tjetër të trupit të njeriut. Atij i pëlqen thjesht të hajë testikujt e meshkujve, duke i lënë ata të pafuqishëm të vdesin dalëngadalë në det.











