U luajtën dje ndeshjet e pesta në grupe për Kupën e Shqipërisë, nga ku dolën edhe katër skuadra të tjera, të cilat arritën zyrtarisht kualifikimin. Në grupin A, Tirana e kualifikuar që një javë më parë nuk fali duke fituar edhe ndaj Shkumbinit në Peqin. Edhe Laçi, i vendit të dytë në këtë grup, ka marrë një barazim të bardhë në ndeshjen me Apoloninë, aq sa i ka mjaftuar për të “prerë biletën” për më tej. Për sa i takon grupit B, situata duket paksa më e ngatërruar, sepse e tillë është renditja momentale. Kështu, Teuta, që kryeson kampionatin, ka fituar një ndeshje decizive në Pogradec, me rezultatin 2-0, duke lënë kësisoj vendin e fundit me 6 pikë. Durrsakët, pas ndeshjes së pestë në grupin e tyre, kanë bërë rokadë me liqenorët, të cilët barazohen në pikë me Kamzën, por i marrin edhe kësaj të fundit vendin e dytë për golavarazh. Në Vlorë, ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Flamurtarit dhe Kamzës, është mbyllur në barazim pa gola. Ky barazim i mban kuqezinjtë në krye, të kualifikuar për më tej, me 10 pikë. Në grupin C kemi dy skuadra të kualifikuara: Skënderbeu dhe Kastrioti. Korçarët kanë fituar dje me Besën, ndrysa krutanëve u ka mjaftuar një barazim në Gjirokastër. E zgjidhur situata edhe në grupin D, ku si Vllaznia dhe Bylisi janë kualifikuar.
Grupi A
Shkumbini-Tirana 2-3
Shënues: Sulkja 53′, Lluca 90+3’/ Ferraj 9′, 17′, Tushe 55′
Laçi-Apolonia 0-0
Renditja – Tirana 15 pikë, Laçi 8 pikë, Apolonia 4 pikë dhe Shkumbini 1 pikë.
Grupi B
Pogradeci-Teuta 0-2
Shënues: Osmani 24′ (p), Tahiri 80′
Flamurtari-Kamza 0-0
Renditja – Flamurtari 10 pikë, Kamza 6 pikë, Teuta 6 pikë dhe Pogradeci 4 pikë.
Grupi C
Luftëtari-Kastrioti 3-3
Shënues: Braho 20′, 90+2′ (p), Pjetrani 85’/ Xhihani 48, Dragoi 62′, Muçollari 76′
Skënderbeu-Besa 3-0
Shënues: Bratiç 27′, Xhafaj 61′, 89′
Renditja – Skënderbeu 12 pikë, Kastrioti 10 pikë, Luftëtari 7 pikë dhe Besa 0 pikë.
Grupi D
Dinamo-Bylis 1-2
Shënues: Dimo 45′ (autg)/ F.Xhafa 50′, Abazaj 55′
Vllaznia-Elbasani 3-1
Shënues: Hajdari 30′, Gjini 53′, 63’/ Krekasi 10′
Renditja – Vllaznia 13 pikë, Bylis 13 pikë, Elbasani 3 pikë dhe Dinamo 0 pikë.











