Me siguri që edhe ju mund t’ia keni bërë vetes pyetjen se nga është zhdukur këngëtarja kosovare Rona Nishliu. Fansat dhe publiku i saj e ndien mungesën e vokalit të bukur të Ronës dhe me siguri e kërkojnë atë. Po ku është fshehur ajo dhe çfarë është duke përgatitur, ne nuk e dimë. Pas ndarjes nga i fejuari kur të gjithë prisnin martesën prej tyre, këngëtarja realizoi një koncert solistik në Prishtinë dhe është izoluar plotësisht deri në lançimin e projekteve të reja, të cilat nuk dihet se kur do të editohen. Rona njihet për vokalin e mrekullueshëm dhe çmimet e shumta nëpër festivale, të cilat i ka fituar si këngëtare profesioniste dhe kjo gjë e bën edhe më të dashur për publikun. “Panorama plus” disa herë ka tentuar të kontaktojë këngëtaren Rona Nishliu, për të mësuar se çfarë është duke përgatitur ajo për fansat e saj, por këngëtarja nuk ka qenë e gatshme të flasë më shumë rreth të rejave të saj, duke na thënë se, kur të ketë diçka gati, do na informojë. bl. re











