PS: Ndryshim rregullores, pastaj ligjet me 3/5

Sep 22, 2011 | 10:25
Konferenca e kryetarëve

TIRANË- Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do të votojë ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, ose 3/5 e votave të deputetëve.

Në Konferencën e Kryetarëve, mbledhur vetëm pak para nisjes së seancës së sotme plenare, opozita ka theksuar se më parë kërkon të merret parasysh propozimi i tyre për reformën parlamentare e mandej të diskutohet për projektligjet që kërkojnë 84 vota.

Sa për rendin e ditës së sotëm të punimeve të Kuvendit, PS ka kërkuar të hiqet miratimi i 6 Kodeve, që kërkojnë 84 vota, duke thekusuar se opozita nuk do te jape votat per keto projektligje.

© Panorama.al

Te lidhura