Kryeprokurori i Britanisë, sot vizitë në Tiranë

Jan 30, 2012 | 9:45

TIRANE- Kryeprokurori britanik, Keir Starmer vjen sot per nje vizite zyrtare ne Tirane.

Sipas axhendes se takimeve, diten e sotme ai do te takohet me prokuroren e përgjithshme Ina Rama, per diskutimin e marrëdhënieve dypaleshe, reformën në drejtësi dhe bashkepunimin ne luften kunder krimit te organizuar.

Takime jane planifikuar edhe me kreun e shtetit, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe Ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi.

 

© Panorama.al

Te lidhura