Aksioni i SPAK dhe policisë, ekzekutohen 20 masa sigurie, personat dyshohen për trafik droge dhe pastrim parash

Jun 12, 2026 | 8:42

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion për ekzekutimin e 20 masave të sigurisë ndaj personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

spak

Raportohet se të dyshuarit akuzohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni është në vijim dhe pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme lidhur me numrin e personave të përfshirë, masat e sigurisë të ekzekutuara dhe rezultatet e hetimeve.

© Panorama.al

Te lidhura