Kryeministri Rama postoi videon me Engjëll Agaçin, Berisha: Nëse ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë është i pashpresë

Mar 6, 2025 | 12:35

Pasi kryeministri Edi Rama postoi nga Kryeministria foto me Sekretarin e Përgjithshëm, Engjëll Agaçin, ka reaguar kreu demokrat Sali Berisha, i cili tha nëse ka qenë sëmurë siç pretendon, i uron shërim të shpejt.

Por, më tej kreu demokrat tha se nëse ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë është i pashpresë

“Komenti im është ky.

Në rast se ai është operuar, unë kam koment si për çdo të sëmurë: shërim të plotë.

Në rast se ai për llogari të vetes dhe Edi Ramës ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë ai është i pashpresë.

Kaq i them!”, tha Berisha.

LEXO EDHE: “Bufi i kënetës e shpalli në kërkim nga drejtësia”- Rama publikon videon me Engjëll Agaçin: Ishte në fije të perit! Ja çfarë thotë Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit

Reagimi i Berishës vjen pas kreu i qeverisë, duke postuar videon me Agaçin, tha se ky i fundit nuk është arratisur siç pretendon Berisha, por ka qenë duke u kuruar në Itali.

“Ky është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, të cilin Bufi i Kënetës e shpalli arratiak në kërkim nga drejtësia dhe e gjithë aradheja kënetore kanal më kanal e portal më portal, ia telendisi familjen e të afërmit, duke batërdisur publikun me kua-kua-kuara të ububushme, teksa tjetri ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive”, shkrunte Rama në Facebook.

© Panorama.al

Te lidhura