Kryeministri Edi Rama është shprehur se për të gjithë fëmijët autikë ose me aftësi të tjera të veçanta do të dyfishohet mbështetja për nënat e tyre që nga buxheti i vitit të ardhshëm.
“Tek programet për mbrojtjen sociale. Janë një sërë programesh që ne i kemi hapur rishtaz. Për të gjithë fëmijët autikë, ose me aftësi të tjera të veçanta ne do të dyfishojmë që në buxhetin e vitit të ardhshëm mbështetjen për nënat e tyre”, tha Rama.
“Janë 9200 nëna të papuna me 3 ose më shumë fëmijë. Ne prej disa vitesh japin 25 mln euro për të mbështetur këto nëna duke ju paguar sigurimet shëndetësore e shoqërore, kur t’ju vijë dita e pensionit nuk do të mbeten pa pension, por do të marrin pension dinjitoz”, shtoi ai.
© Panorama.al











