Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka përshëndetur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Përmes një video mesazhi, lideri kroat e cilësoi kreun e PD-së Sali Berisha si një mik të vjetër, duke i uruar suksese.
Ai theksoi se ata ndajnë të njëjtin orientim pro evropian, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për Kuvendin e demokratëve.
Plenkoviç tha gjithashtu se gjatë një Forumit të IDU-së në Zagreb javë më parë bisedoi me Berishën për reformimin e partisë.
“U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm. Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.
Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë. Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale. Të gjitha të mirat nga Zagrebi.”, tha kryeministri kroat.
© Panorama.al












