
Berisha: Mbështesim propozimet e Venecias për reformën zgjedhore.
Në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar demokrat, Berisha foli për vizitën në Francë, duke u ndalur te reforma zgjedhore. Ai e akuzoi opozitën se bllokoi marrjen e statusit të vendit kandidat duke mos votuar ligjet me shumicë të cilësuar. “E njoha me bllokimin që i bëri opozita shqiptare, në një rast unik në Europë, këtij procesi, për dy vite me radhë, duke mos votuar ligjet me tre të pestat në Parlament, me idenë absurde se më ketë mënyrë do të mund të dëmtojë qeverinë, por dëmtoi thellësisht statusin dhe bllokoi faktikisht për dy vite më radhë marrjen e statusit. Sikundër e njoha Kryeministrin Fillon me zhvillimet e fundit në Shqipëri, në të cilat janë krijuar komisione dhe opozita tani punon normalisht në Parlament”, tha Berisha. “Shpreha vendosmërinë time për të pranuar të gjitha propozimet e tyre që marrin miratimin e Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR-it, por që ky variant ra, sepse në vend të tij u miratua nga opozita një komision tjetër bipartizan për reformën zgjedhore me praninë e OSBE/ODIHR-it, sikundër e sigurova se përfaqësuesit tanë, në Komisionin e Venecias dhe në sesionin e ardhshëm do të mbështesin sugjerimet e çmuara të raportit të tyre mbi reformën zgjedhore”.











