“Kryeministrat e vendeve të tjera shprehnin habi kur i tregoja për djegësin e Tiranës”- Berisha: Ja mendimi që kishin ata për Edi Ramën

Apr 30, 2025 | 20:38

Sali Berisha thotë se gjatë kongresit të PPE në Valencia u ka folur kryeministrave të vendeve të tjera për aferën e inceneratorit të Tiranës.

berisha

Sipas kreut të PD ata janë shprehur tepër të habitur, ndërsa sa i takon mendimit që ata kishin për Edi Ramën, Berisha u shpreh se sipas tyre “Rama do ta ndjekë nga prapa McGonigal”.

“Kur unë u tregoja kryeministrave të vendeve të tjera për djegësin e Tiranës ju them me sinqeritet shprehnin hapi të papërmbajtur. Me duhej tja riktheja bisedën se një ndodhi të tillë nuk ka të përshkruar. Kurse teksa i tregoja për McGonigal, mendimi i tyre ishte se Rama do ta ndjekë atë prapa. Është i pashpresë sepse ka kryer një akt armiqësor ndaj vendit mik dhe vetë ai tani i thotë Ramës unë vërtet i mora, por paratë mi dhe ti. Kjo e bën të pashpresë Ramën”, tha Berisha.

Edhe nga zona e Astirit, ku Berisha zhvilloi takimin me banorët e tij sërish i bëri ftesë kryeministrit Edi Rama për një debat publik.

© Panorama.al

Te lidhura