Kryegjyshi Botëror Bektashian, Baba Mondi dekorohet me titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”

Dec 8, 2024 | 11:37
SHPËRNDAJE

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede, Edmond Brahimaj është dekoruar nga Shoqata Atdhetare “Tomorri” me titullin më të lartë të nderit.

baba mondi

Në një ceremoni të zhvilluar në Akademinë e Shkencave, ku merrnin pjesë shumë figura të njohura publike. Ne këtë aktivitet ishte i pranishëm dhe Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu. Gjatë aktivitetit, Baba Mondi u nderua me titullin e lartë nga kjo shoqatë për kontributin e tij të çmuar për vendin dhe harmoninë fetare.

Shoqata Atdhetare Kulturore “Tomorri” në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave i ka dorëzuar titullin “Nderi i Shoqatës Tomorri”, kryegjyshit Botëror Bektashian Shenjtërisë së tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, teksa është shfaqur dhe një dokumentar për veprimtarinë dhe figurën e kreut të bektashinjve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura