Johan Krujf ka akuzuar presidencën e Realit të Madridit se kanë bërë një gabim që kanë vendosur Zhoze Murinjon në drejtimin e stolit të skuadrës. Ikona e klubit katalanas, tha një ditë më parë se Florentino Perez nuk duhet të kishte zgjedhur portugezin për të drejtuar klubin e Madridit. “Nuk mund të fajësosh Murinjon për të gjithë situatën e krijuar në klubin e Realit, pasi ai është njohur prej kohësh se është një trajner i skandaleve. Klubi kryeqytetas është shumë i madh për të pranuar sjelljen e një personi të tillë, dhe ajo që duhet të vihet në dyshim është vendimi i presidencës për të ulur në pankinë këtë trajner. Numri 1 i klubit duhet ta kishte parashikuar një fund të tillë”.











