Krujë, arrestohen dy të dyshuar për vrasje

Sep 4, 2011 | 10:27
Foto Ilustruese

Dy shtetas janë shoqëruar nga policia e Krujës pasi dyshohen se janë autorë të vrasjes së një dite më parë, ku mbeti viktimë shtetasi Viktor Krosi, 37 vjeç.

Polcia tha se ka shoqëruar shtetasit, Anton dhe Llesh Krosi të cilët janë duke u marrë në pyetje nga efektivat e policisë për të hedhur me shumë dritë për ngjarjen.

Mësohet se Llesh Krosi është i afërm i viktimës, dhe pjesë e efektivave të policisë së Krujës.

Vrasje e 37- vjeçarit ndodhi një ditë më parë në fshatin Borizanë të Krujës. Viktor Krosi ndërroi jetë rrugës për në spitalin Ushtarak.

Motivet e vrasjes vazhdojnë të mbeten ende të paqarta.

© Panorama.al

Te lidhura