OST: Për shkak të mbingarkesës, ndërprerje të altenruara
Kufizimet e dritave, që janë kthyer në makthin e gjithë vendit, duket se do të jenë bashkëshoqërueset e gjithë këtij dimri. Këtë e zyrtarizoi dje vetë OST-ja, e cila ka kërkuar nga CEZ Shpërndarje që të bëjë kufizime të alternuara, pasi linjat e transmetimit nuk e përballojnë dot ngarkesën. Mund të tingëllojë pak ironik ky lloj argumenti, pasi vetëm një muaj më parë këto kompani parashtruan planet e tyre për investime ambicioze, të cilat do të përmirësonin cilësinë në sektorin energjetik. “Për shkak të mbingarkesës së nënstacionit rajonal 220 kv Tirana, të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë ndërprerje të alternuara në rrethinat e Fushë-Krujës dhe Laçit. Ndërprerje të alternuara, për shkak të mbingarkesës në linjën 220 kv të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, do të ketë edhe për periferitë dhe fshatrat e Lushnjës, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës dhe Sarandës”, thuhet në një nga njoftimet e CEZ. Por jo të pakta kanë qenë rastet e këtyre ditëve, kur vetë CEZ me argumentin e remonteve, të vjedhjeve të transformatorëve, kabllove apo fare pa argument, ka bërë ndërprerje. Në lojën e ping-pongut për adresimin e fajeve, janë qytetarët ata që duket se po vuajnë gjithë pasojat e kufizimeve të stërzgjatura të energjisë elektrike. Është e çuditshme se si kufizimet u shfaqën krejt papritur këtë vit, kur kompanitë kanë shfaqur pakënaqësi të mëdha lidhur me bilancet e tyre financiare. Është e vërtetë që këtë vit vërehet një rritje e konsumit të energjisë, por investimet që janë trumbetuar se janë bërë në rrjet nga kompanitë si gjatë 2010-s apo 2011-s apo listat e gjata me remonte, hidhen poshtë pas deklaratave se ndërprerjet e alternuara do shtrihen në gjithë vendin për shkak se rrjeti nuk përballon dot ngarkesën.
26 milione kwh
është konsumi total brenda vendit në një mesatare të këtyre ditëve. Sipas KESH, konsumi në pak ditë është rritur me 3 milionë kilovat orë. KESH importon rreth 11 milionë kwh energji, ndërsa pjesa tjetër prodhohet në vend
© Panorama.alZonat me ndërprerje
Tiranë
Kombinat,
Yzberisht,
Ndroq
Vaqarr,
Mëzez
Selitë,
Sauk
Zona të tjera
Fushë-Krujë,
Laç
Lushnjë,
Fier
Vlorë,
Gjirokastër
SarandëKonsumi i energjisë në vend 26 milionë kwh
Importi 11.4 milionë kwh











