Qeveria miraton propozimin e ministrit të Financave. Shkurtime për dietat dhe telefonat e zyrtarëve.
Ngrijnë të gjitha shpenzimet për administratën dhe bashkitë.
Qeveria ngrin të gjitha shpenzimet për pjesën e mbetur të vitit. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi i propozuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, “për disiplinimin e përdorimit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2012”, i cili prek edhe qeverisjen vendore. Në pikën e parë të këtij vendimi thuhet se nga dita e nesërme të gjitha botimet për prokurime publike do të bëhen me miratimin e ministrit të Financave. Kjo masë e qeverisë vjen për shkak të krizës ekonomike dhe rënies së të ardhurave që është evidentuar gjatë kësaj periudhe.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











