BERLIN- Në Berlin pritet të takohen sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozy.
Takimi synon diskutimin për mënyrat e kapërcimit të krizës financiare, që vazhon te godasë Bashkimin Evropian.
Raportohet se në takimin e liderëve të vendeve më të fuqishme në eurozonë, do të diskutohet për mundësinë e tatimeve të reja të transakcioneve financiare në Evropë.
Ky tatim i ri kundërshtohet nga kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, i cili vetem pak kohe me pare vuri veton kunder traktatit te ri per eurozonen.
© Panorama.al











